Telegrafi

Rasti “Tortura”: Publikohen video içizimet nga burgosja e Boshkoskit

Sasho Mijallkov dhe gjashtë polic nga njësiti “Alfa” sot në seancën gjyqësore po i shikojnë video inçizimet nga burgosja e Ljube Boshkoskit në vitin 2011, ndërsa është vazhdimi i seancës për rastin “Tortura”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Video materialet tregojnë se si policia i ka mbledhur provat dhe si ka kryer analizën mjekore-ligjore. Në seancë janë transmetuar dhjetëra video inçizime të mara nga disa kamera nga MPB.

I akuzuari ish-drejtori i DSK, Sasho Mijallkov tha se do t’i shikoj të gjitha dëshmitë të cilat i ka propozuar Prokuroria, përcjell “A1”.

“Ndoshta ka ndonjë gjë që është në favorin tonë, sepse gjithçka ka shikuam deri më tani është në favor tonin”, tha Mijallkov./Telegrafi/