Site icon Telegrafi

Rasti “TNT”, Dauti kërkon që rasti të fillojë nga fillimi

Avokati Merxhan Dauti në lëndën “TNT” edhe sot me shkresë drejt Gjykatës penale. Dauti ngritjen e procedurës disiplinore në Odën e Avokatëve e quan si presion për të penguar mbrojtjen më të mirë në “TNT” dhe tentim për marrje të licencës se avokatit.

Ai bën thirrje te kryetari i Gjykatës Penale që edhe njëherë ta shqyrtoje dorëheqjen e gjykatëses porote Liljana Ivanovska – Koçovska dhe rasti të fillojë që nga fillimi.

Në kumtesën e tij mes tjerash ngrit pyetjen nëse Gjykata Penale ka mungesë të kuadrit të gjykatësve porot.

Merxhan Dauti është avokat i të akuzuarës Elizabeta Najdovska, ish inspektore urbanizmi në Komunën e Gazi Babës.

Exit mobile version