Pronari i “Kosmos” biznesmeni Fijat Canoski, në seancën e sotme për rastin e PSP-së “TNT”, para gjyqit tha se rrënimi i objektit ka qenë politik dhe se do të kërkohet dëmshpërblim nga shteti dhe të akuzuarit. Ai theksoi se dëmi i shkaktuar ndaj tij sipas disa vlerësimeve ka qenë 40 milionë euro.
Rasti gjendet në dhënien e dëshmive dhe seanca vazhdon me leximin e dëshmive të dëshmitarëve të Meri Stançevska dhe Trajko Trpevski.
Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 ka kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit./Telegrafi/