Gjykimi për lëndën “Titanik” për parregullsitë zgjedhore po vazhdon sot me dhënien e dëshmive materiale nga ana e Prokurorisë Speciale Publike. Prokurorja, Lile Stefanova para gjykatës i ka prezantuar letërnjoftimet e rrejshme të cilat sipas akuzave kanë qenë të përpunuara nga partia e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për më shumë se mbi 2.000 letërnjoftime me emra të rrejshëm dhe fotografi të personave kryesisht të moshuar.
Prokuroria përpunimin e letërnjoftimeve të rrejshme e ndërlidh me zyrtarin e inteligjencës, Munir Pepiq në shtëpinë e të cilit në Batincë, gjatë kontrollit të procedurës hetimore, janë zbuluar një numër i madh i materialeve të cilat sot përdoren si dëshmi në procedurat ligjore.
“Ish-ministri, Mile Janakieski gjithashtu i akuzuari në rastin “Titanik” në një bisedë nga “bombat” e publikuara nga LSDM e përmend Pepiq si “ai Pepiq i cili i ka bërë letërnjoftimet”.
Sipas akuzave, një pjesë e madhe e letërnjoftimeve kanë qenë të dedikuara për votimet në Pustec, të cilët në mënyrë të organizuar kanë ardhur që të votojnë në Komunën Qendër, për zgjedhjet lokale të vitit 2013./Telegrafi/