Telegrafi

Rasti “Titanik”, dëshmon një dëshmitarë nga Resnja

Gjykimi për rastin “Titanik” që ka të bëjë me parregullsitë vazhdoi sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup me dëgjimin e një dëshmitari të punësuar nga stacioni i policisë në Resnjë.

Dëshmitari Agron Kranlievski, kur u pyet nga prokurorja Lile Stefanova, tha se që nga viti 2012 më shumë se 100 njerëzve u janë dhënë kontrolle në tre adresë.

“Në vitin 2012 pranova prej 40 deri në 45 kërkesa për të kontrolluar adresën e Ljupço Pop Goshev. Në përpjekjen e parë, asnjë nuk u gjet. Pastaj në apartamentin e Stanojkoviçit mora një kontroll prej 20-25 personash, ndërsa tek Sandre Temelkovski, në rrugën “Kole Nedellkovski” kishte rreth 20 deri në 30 persona, askush nuk u gjet në përpjekjen e parë”, tha dëshmitari.

Ai tha se pastaj në listën zgjedhore ka parë se 78 persona, për të cilët shënova se nuk u gjenden e adresën e mëparshme.

Rasti gjendet në procedurën e dhënies së dëshmive dhe udhëhiqet nga gjyqtari Osman Shabani.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 20 nëntor, ku do të dëshmojnë katër dëshmitarë./Telegrafi/