Telegrafi

Rasti “Titanik”: Amdi Bajram i thotë Mile Janakieskit se ka listën nga Topana

Në “bombën” e fundit të publikuar në Gjykatën Penale për rastin e PSP-sl “Titanik”, u lëshua një bisedë telefonike midis Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetarit të Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram.

Në bisedë, Amdi Bajram i thotë Janakieskit se e ka listën dhe se duhet të takohen personalisht.

“Për këtë nga Topana, e kam listën”, thotë Amdi Bajram. Me Janakiseskin u dakorduan që të takohen javën tjetër.

Sot në Gjykatë u publikuan 140 “bomba” të PSP-së, ndërsa gjykatësi Osman Shabani ka caktuar tre seanca për tetor dhe disa për nëntor dhe dhjetor. Më herët avokatët e të akuzuarve e pyetën gjyqtarin se deri sa ora planifikon që ta mbaj seancën për sot që t’i planifikojnë aktivitetet. Gjyqtari Shabani nuk iu përgjigj atyre, por disa prej tyre i paralajmëroi me procesverbal. Në seancën e ardhshme në tetor pritet që të publikohen “bomba” tjera për lëndën e PSP-së “Titanik”.

Seanca e ardhshme për rastin “Titanik” është caktuar  për 5 tetor. /Telegrafi/