Avokatët Sanja Aleksiq dhe Boro Tasevski nuk u paraqitën në fillim të seancës gjyqësore të ish-ministres për Punë të Brendshëme, Gordana Jankulloskas për rastin “Tanku”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata u shfaqën me një vonesë prej 20 minutash pasi gjyqtarja Dobrilla Kacarska kërcënoi se nëse nuk do të shfaqen, ata së shpejti do të gjobiten me gjoba të larta dhe të pandehurit do t’i emërohej avokat me obligim zyrtar.
“Ose të shfaqet ndonjë avokat, ose unë do t’i dënoj të dy me një gjobë të lartë dhe do të emëroj një avokat mbrojtës sipas detyrës zyrtare”, iu drejtua gjyqtarja Kacarska, Jankulloskës.
Të dy avokatët janë edhe avokat mbrojtës të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin “Shuplakat” e cila po ashtu është caktuar për sot.
Megjithatë avokati Tasevski e lëshoi seancën shpejtë, duke theksuar se do ta shfuqizoj autorizimin e Jankulloskës, sepse është i angazhuar në shumë lëndë tjera.
Në seancën e sotme për rastin “Tanku” dëshmi duhet të japin gjashtë dëshmitar. /Telegrafi/