Site icon Telegrafi

Rasti ”Spiuni” do të jetë në duar të PSP-së

Tv Nova bën të ditur se lënda ”Spiuni” do të jetë pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë rast, kanë të akuzuar 19 persona, ndër të cilët edhe Marjan Efremov, ish-kreu i kundërzbulimit, i cili është dënuar me 15 vjet burg, ndërkaq akuzohet se ka mbledhur informacione për shërbime të huaja sekrete.

Dënim me burg, me aktvendim të nivelit të parë, ka marrë edhe Vane Cvetanovski, ish-drejtor i drejtorisë për parandalim të larjes së parave, ish-gjenerali policor, Goran Stojkov.

Lajmi është bërë i ditur nga një përfqësues i PSP-së, i cili ka marrë pjesë në seancën e sotme të Gjykatës së Apelit, ku është shqyrtuar ankesa e të dënuarve në këtë rast./Telegrafi/

Exit mobile version