Sot Gjykata e Apelit të Maqedonisë ka pranuar pjesërisht ankesat e PSP-së në rastin ”Spiun” duke pranuar që të ulen dënimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dënimi i shkallës së parë vërtetohet në tërësi ndërsa dënimi i shkallës së dytë ulet për të dënuarin M.E në 4.6 vite pasi ishte dënuar me 15 vite derisa nga apelacioni fiton 10 vite burg.
I akuzuari I.A i dënuar me katër vite tash ka marë dënim prej 6 muajve, tjetri I.A dënohet me 3.6 vite burg, ulje prej 6 muajve ka fituar edhe A.A, derisa M.Z dhe B.C marin ule prej 3 muajsh, ndërkohë që M.N fiton 13 muaj ulje të dënimit, 3 vite dënim fiton G.S i cili ishte dënuar me 9 vite, për 6 muaj i është ulur dënimi V.S, kurse A.D fiton 1 vit ulje dënimi, C.D i dënuar me 6.6 vite burg ka fituar ulje të dënimit prej 2.4 vite./Telegrafi/