Telegrafi

Rasti “Sopoti”, sot u mbajt seancë për dëmshpërblimin e të akuzuarve

Gjykata Civile në Shkup sot ka pranuar dëshmitë e palës mbrojtëse për të dënuarit padrejtësisht në rastin “Sopoti”.

Të dënuarit në këtë rast vendosën ta padisin shtetin e Maqedonisë, ndërsa Avokati i Shtetit e ka nisur këtë procedurë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e ardhshme në rend ditë do të jenë dëshmitë e të dëmtuarve për këtë rast, e cila është caktuar për më 21 shkurt 2019.

Pas mohimit të kërkesës për dëmshpërblimin nga Ministria e Drejtësisë, sopotasit vendosën të gjejnë zgjidhje gjyqësore. Avokati mbrojtës i tyre ka kërkuar dëmshpërblim prej 12 mijë denarëve për një dit të kaluar në burg./Telegrafi/