Gjykimi për rastin ”Sopot” do të fillojë përsëri nga fillimi pasi gjykatësi Jani Nica do të emërohet si gjyqtarë në Gjykatën e Apelit ndërsa në vendin e tij do të emërohet gjyqtarë tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky rast e ka fituar emrin sipas emrit të fshatit prej nga janë edhe të akuzuarit.
Për rastin e njejtë janë arrestuar 12 banorë të fshatit Sopot pasi është dyshuar se kanë montuar minë kundër tankëve dhe ka shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve të NATO-s nga Polonia dhe disa qytetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/