Site icon Telegrafi

Rasti “Shënjestra-Fortesa”, Zaev thirret si dëshmitar

Në Gjykatën Penale sot do të vazhdojë seanca për rastin “Shënjestra-Fortesa” e cila lëndë është transferuar në nga PSP në Prokurorinë Publike.

Sipas paralajmërimeve nga seanca e mëparshme, si dëshmitarë është thirrur kryeministri Zoran Zaev.

Në seancën e kaluar gjatë marrjes në pyetje, dëshmitari Zoran Verushevski tha se të arratisurit Nikolla Gruevski, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski posedonin dokumentacion shumë më të gjerë sesa lideri i LSDM-së, Zoran Zaev që ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike. Zyrtari i inteligjencës theksoi se mandati i PSP-së nga ajo kohë e deri më sot është të rrëzojë mitin që dokumentacioni është prerë dhe ngjitur.

Sipas tij PSP ka bërë lëshime për atë se pse Gruevski nuk është akuzuar për përgjimet e paligjshme./Telegrafi/

Exit mobile version