Prokurorët Lençe Ristoska dhe Trajçe Pelivanov sot në Gjykatën Penale thonë fjalët përfundimtare për rastin “Shënjestra-Fortesa”, e cila i referohet përgjimit masiv nga DSK nga viti 2008 deri në 2015.
Sipas Ristovska, ekzistojnë tre kategori viktimash nga përgjimi masiv i paligjshëm në DSK.
“Gruaja e Kryeministrit Zoran Zaev, Zorica Zaeva, u përgjua për 285 ditë, gazetarja Olivera Trajkovska u përgjua në tre telefona për 400, 638 dhe 1.589 ditë. Redaktorja e së përjavshmes “Fokus” Jadranka Kostova, gazetari Goran Mihajlovski 362 ditë, Mladen Çadikovski 471 ditë, Ministri Fatmir Besimi 1.422 ditë, Hari Kostov 746 ditë”, njoftoi Ristovska.
Gjykimi është në fazën e tij të fundit, midis të akuzuarve janë ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankulloska, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe gjashtë persona të tjerë nga administrata./Telegrafi/