Në Gjykatën Speciale po mbahet seanca ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, e në të cilën seancë do të shpallet aktgjykimi.
Trupi gjykues sot është i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia.
Ish pjesëtari i UÇK-së akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe të gjitha këto dyshohet se janë kryer në Zllash gjatë vitit 1999, në ndërtesën e ndalimit.
Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ai është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, ndërkaq procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021.
Në seancat gjyqësore kanë marrë pjesë afër 30 dëshmitarë.
Seancën gjyqësore mund ta ndiqni këtu: