Në Komunën e Obiliqit sot është konfirmuar një rast i ri me COVID-19.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se rasti i ri i konfirmuar është një punëtor i KEK-ut, transmeton Telegrafi.
“Gjatë ditës së sotme, sipas njoftimeve të IKSHPK-së në Komunën e Obiliqit, ka rezultuar një rast i ri pozitiv me COVID-19 në fshatin Milloshevë, rasti në fjalë është rast kontakti, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës,n ë mihjen sipërfaqësore në Bardh”, ka shkruar ai.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.