Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka folur për rastin e ri që është paraqitur sonte në Kosovë me COVID-19.
Meholli në RTV Dukagjini thotë se edhe ky rast lidhet me infektimet zinxhirore pas rastit të ditës së premte.
“Sot janë përfunduar mostrat e këtyre kontakteve nga komuna e Vushtrrisë dhe nga pesë të testuar vetëm njëri ka rezultuar pozitiv”, tha ai, përcjell Telegarfi.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë thotë se gjendja shëndetësore e të prekurve ditëve të fundit është e mirë.
“Të prekurit janë në vet izolim shtëpiak. Ne i kontaktojmë në vazhdimësi përmes QKMF për t’i pyetur për gjendjen shëndetësore dhe ndonjë simptomë eventualisht”, tha ndër të tjera Sylejman Meholli./Telegrafi/