Telegrafi

Rasti “Regjistrimi”, Ali Ahmeti më dy tetor do të dëshmojë në Prokurori

Ali Ahmeti më dy tetor do të thirret në prokurori që të merret në pyetje lidhur me rastin “Regjistrimi”. Kryetari i BDI-së do të duhet të tregojë çfarë di dhe si u ndal procesi i numërimit të popullsisë në vitin 2011.

Regjistrimi u organizua gjatë qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe BDI, dhe vetëm pesë ditë para përfundimit të tij, ai u ndërpre pas dorëheqjes së të gjithë anëtarëve të Komisionit të Regjistrimit, pasi vlerësuan se për shkak të mangësive në procedurë, do të fitohen të dhëna irelevante.

Hetimi për këtë rast u hap nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar, dhe përveç Ahmetit, për dështimin e qëllimshëm të regjistrimit e akuzoi edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Më 21 mars të vitit 2018, PSP-ja njoftoi se kishin hapur hetim i cili për herë të parë përfshinte zyrtarë të lartë të BDI-së, edhe atë liderin kësaj partie.