Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet L.T, O.V, I.M, M.H, SH.D dhe F.K. për rastin e njohur “Reflektori”.
Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit L.T, O.V dhe I.M së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati, duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.
“Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkaq, të pandehurit L.T dhe O.V akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. /Telegrafi/