Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala në orët e mbrëmjes ka takuar banorë të fshatit Turjakë.
Ajo nga afër ka parë kushtet në të cilat jetojnë banoret e Turjakës, të cilët në përditshmëri ballafaqohen me problemet esenciale siç janë” uji i pijes, infrastruktura, kanalizimi etj.
Rasti i cili e ka bërë të ndihet keq Sabiha Shalen, është momenti kur prindërit e fëmijëve pyesnin nëse është zyrtare komunale dhe ka ardhur ta paguajë naftën për autokombi, për t’i dërguar fëmijët në shkollë, sepse kishte dy muaj që pushteti lokal nuk e kishte paguar naftën për autokombin i cili bartë fëmijët për në shkollë.
Shala u zotua se në mandatin e saj problemet me të cilat ballafaqohet sot Turjaka nuk do të ekzistojnë si të tilla.