Telegrafi

Rasti i pazakontë në Kroaci – pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Në faqen e Instagramit, “Daily Dose of a Average Dalmatian”, është shfaqur një video e pazakontë, e cila dyshohet se është regjistruar në Split, Kroaci.

Në plan të parë është një zotëri i moshuar që zbret me shkathtësi në fasadën e një ndërtese shumëkatëshe, ndërsa kalimtarët shikojnë të hutuar skenën.

Njëri prej tyre ka nxjerrë menjëherë telefonin dhe ka nisur të regjistrojë rastin.

Nuk është e qartë se nga e ka nisur këtë udhëtim të rrezikshëm – nga kati i tretë apo i pestë, si dhe pse e bëri atë.

Një numër i madh personash kanë komentuar videon e publikuar me mesazhin “Dalmatian Spiderman” dhe më së shpeshti me tone shaka.

“Burri duhet të ketë ardhur më herët në shtëpi”, “Të paktën ka veshur të brendshmet”, “Gjunjët i shërbejnë mirë”, ishin disa prej mesazheve të kometuesve. /Telegrafi/