Telegrafi

Rasti i parë me COVID-19 në Mitrovicë, nënkryetari Faruk Mujka jep detajet

Sonte në Mitrovicë është regjistruar rasti i parë i një qytetari të prekur me COVID-19.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut Faruk Mujka ka thënë për RTV Dukagjinin se e prekura është një 27 vjeçare, punëtore e një supermarketi në Lagjen e Boshnjakëve.

“Me sa duket ajo është rast kontakti nga Mitrovica Veriore, ku thjesht ka dështuar karantina e Mitrovicës Veriore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mujka thotë se komuna po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme ku bashkë me inspekcionin do të vendosin për mbylljen e përkohshme të lokaleve.

“Normalisht pas këtij veprimi do të hetohen të gjitha kontaktet e mundshme”, tha ndër të tjera Farkuk Mujka./Telegrafi/