Telegrafi

Rasti i parë me coronavirus në Qeverinë e Serbisë, infektohet Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor

Me coronavirus është prekur Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Serbi, Branisllav Blazhiq, shkruan B92.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan, i cili tha se Bllazhiq është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd, transmeton Telegrafi.

“Është duke u mjekuar në klinikën infektive, gjendja e tij shëndetësore është stabile”, ka shtuar Trivan.

Kujtojmë që Bllazhiq është nga Kikinda, që konsiderohet si qyteti i epiqendrës së epidemisë së coronavirusit në Serbi. /Telegrafi/