Mijëra persona dolën në sheshin kryesor të kryeqytetit të Islandës, duke kërkuar largimin e kryeministrit të vendit, Sigmundur David Gunnlaugsson.
Emri i këtij të fundit ishte në listën e atyre që kishin fshehur të ardhura në Panama, pas skandalit të fundit të zbuluar që po trondit shumë vende të botës.
Protestuesit kanë dalë në sheshin kryesor të kryeqytetit të Islandës, duke qëndruar në rrugë e duke shkaktuar bllokim të trafikut, shkruan Oranews.
Mediat vendase shkruajnë e rrallë ishin parë kaq shumë njerëz në shesh, megjithatë nuk është përcaktuar numri i tyre.