Site icon Telegrafi

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

Gjykata Themelore në Prishtinë këtë të mërkurë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Lekaj, tani deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Lexo po ashtu “53 milionëshi”, Prokuroria kërkon dënim maksimal për katër të akuzuarit e mbrojtja lirimin e tyre

Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Në deklarimet e tyre paraprake të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit, kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-31-2024 11:44:15" ["time"]=> string(16) "31/01/2024 11:44" ["update"]=> bool(false) } 31/01/2024 11:44

Avokati i Pal Lekajt e quan skandaloz vendimin e Gjykatës: Kishte prova shfajësuese, do ta apelojmë

Musa Damati, avokat i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila të mërkurën e dënoi klientin e tij me 3 vjet e tetë muaj burgim në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Në një prononcim për media, Damati ka thënë se vendimin do të apelojnë në Gjykatën e Shkallës së Dytë.

“Për arsye se provat gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor kanë qenë të panumërta në drejtim të sqarimit të kronologjisë dhe implikimeve buxhetore që ka pasur ky projekt kapital për vendin”, ka deklaruar ai.

Avokati tutje është shprehur se projekti është filluar shumë kohë para se Lekaj ta pranojë detyrën e ministrit.

“Është projekt i cili që nga fillimi është krijuar me vonesa dhe implikime buxhetore”, ka thënë Damati, duke shtuar se provat kanë qenë aq shumë shfajësuese sa “ne si mbrojtje nuk mund ta konsiderojmë ndryshe vendimin e Shkallës së Parë veçse skandaloz dhe bindja jonë është se do të pasojë ndryshime në favorin e klientit tonë”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-31-2024 11:01:00" ["time"]=> string(16) "31/01/2024 11:01" ["update"]=> bool(false) } 31/01/2024 11:01

’53 Milionëshi’ – Gjykata pritet të marr vendim për Pal Lekajn dhe tre të tjerët

Gjykata Themelore në Prishtinë këtë të mërkurë pritet të shpallë aktgjykimin në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Në këtë rast akuzohen ish-ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltari i tij politik, Eset Berisha, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri dhe drejtori i prokurimit publik, Besim Tahiri, në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel & Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Seanca e paraparë për në orën 09:15, ka nisur me vonesë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit, kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare.

Exit mobile version