Site icon Telegrafi

Rasti “Monstra” vazhdon më 17 janar

Me paraqitjen e masave të veçanta para-hetimore më 17 janar në vitin e ardhshëm në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra”.

Me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar i anuloi vendimet dhe rastin e mori PSP. Rasti “Monstra” nga shkurti i këtij viti filloi nga fillimi dhe ende gjendet në procedurë dëshmuese.

Sot me pyetje të kryqëzuara nga i akuzuari Fejzi Aziri, deklarata dhanë personat ekspert të Mjekësisë Ligjore që kanë kryer autopsinë e personave të vrarë si dhe ekspert të balistikës nga MPB.

Familjet e djemve të vrarë dhe peshkatari nuk morën pjesë në seancë./Telegrafi/

Exit mobile version