Ekspertët e Institutit për mjekësi ligjore në seancën e sotme për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, thanë se të gjitha lëndime e viktimave u janë shkaktuar derisa ata kanë qenë gjallë dhe tek ata është qëlluar nga një afërsi relativisht e afërt.
Profesori nga Instituti për mjekësi ligjore, Zllatko Jaqoski tha se në vendin e ngjarjet kanë ardhur në mbrëmjen e 12 prillit, rreth orës 22:30, ndërsa kanë dalë prej aty rreth orës tre e mëngjesit kur ka arritur ekipi i ndërmarrjes funerale AD “Budel” për t’i marrë trupat dhe t’i çojnë në Institutin e autopsisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të fillim të seancës Jaqoski tha se ai bashkërisht me kolegen e tij Biljana Janevska atë mbrëmje kanë bërë këqyrjeje e vendit të ngjarjes për vrasjen e pesëfishtë.
“Pese viktimat u vranë aty ku u gjetën dhe në një periudhë të shpejtë”, tha Jaqoski duke shtuar se viktimat kanë ndërruar jetë nga më shumë lëndime ndërsa gjurmë ka pasur te trupat e tyre që tregon se vendi i ngjarjet ka qenë pikërisht atje.
Jaqoski tha se trupi i peshkatarit, Borçe Stefanovski është gjetur në automjetin e personit, ndërsa në dorë ka pasur çelësa.
Për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smilkovës, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata e Lartë vjet në dhjetor i anuloi vendimet dhe rastin e ndërmori PSP-ja./Telegrafi/