Site icon Telegrafi

Rasti ‘Mijallkov’, Alo: Përveç pistoletës, edhe doreza kirurgjike

Sipas gazetës, Mijalkov ka gënjyer policinë serbe kur ka thënë se armën rastësisht e ka marrë me vete pasi nuk e ka kontrolluar çantën. I njëjti medium njofton se ish shefi i policisë sekrete të Maqedonisë është liruar pas diskutimeve të ashpra mes shërbimeve kompetente serbe.

“Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë ka lutur që Mijalkov të lirohet menjëherë pas bisedës informative dhe kontrollit. Kolegët serb ishin të gatshëm t’ju dalin në ndihmë,por është përfshirë edhe prokuroria serbe, e cila nuk ka lejuar që kjo të ndodhë pa procedurat e parapara për raste të këtilla. Pas ndalimit të shkurtë, megjithatë i është mundësuar që të vazhdoj rrugën e tij” njofton burimi i gazetës “Alo”. Lajmi se Mijalkov është ndaluar në Beograd pasi shërbimet serbe kishin zbuluar se ai ka udhëtuar me pistoletë në çantë, u publikua të premten.

Fakti që një udhëtarë me pistoletë ka hipur me avion në Shkup, kompetentët nga TAV Maqedoni e shpjeguan si gabim njerëzor, por njoftuan se tani kanë nisur hetime të brendshme për përgjegjësi. /Telegrafi/

Poashtu lexo: LSDM: Kush e lejoi Sasho Mijallkovin ta kalojë Aeroportin e Shkupit pa e kontrolluar?
Poashtu lexo: Mijallkov vërtetoi ngjarjen në Beograd: Nuk e kontrollova fare çantën

Exit mobile version