Site icon Telegrafi

Rasti “Llaskarcë”, autobusi ishte në gjendje jo të mirë teknike

Eksperti mjeko-ligjor, Milan Qosevski, i cili po jepte dëshmi sot në seancën për rastin “Llaskarcë”, tha se autobusi Durmo Turs kishte sisteme të frenimit të sigurisë, por prapë e gjeti tabelën kontaktuese jo në gjendje të mirë.

Ai theksoi se automjeti ishte teknikisht i dëmtuar dhe që parregullsitë kryesore ishin të vendosura në joefikasitetin e sistemit të frenimit. Profesor i FEEIT tha se me urdhër të PTHP-së ai bashkë me kolegët e tij bënë një konstatim ekspertësh për aksidentin tragjik pas kryerjes së ekspertizës në rrugë, në vendndodhjen e autobusit dhe mekanikën e automjetit. Qosevski shtoi se në autostradë nuk kishte asnjë gjurmë të frenimit.

Dëshmi për rastin e aksidentit tragjik “Llaskarcë” dha edhe dëshmitari i parë okular. Ai më pak se një minutë voziste prapa autobusit të Durmo Tursit dhe kishte për qëllim qëllim që ta tejkalojë para se të ndodhë aksidenti. Ai tha se ka parë se si ka dalë autobusi jashtë rrugës dhe sqaroi se autobusi ktheu në të majtë sikur të largohej normal nga rruga, pa u munduar të frenojë. Nuk ka dëgjuar asnjë zë, as që ka vërejt ndonjë ndriçim të ndalimit dhe mendoj se shoferi kishte marrë sulm në zemër.

Procesi gjyqësorë e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik Darko Jakimovski./Telegrafi/

Exit mobile version