Telegrafi

Rasti i Kumanovës, avokatët braktisin seancën

Edhe sot ka vazhduar seanca për grupin e Kumanovës ndërsa për shkak të moslejimit që të jenë brenda familjarët e Grupit të Kumanovës, në shenjë proteste seancën e kanë lëshuar avokatët, Naser Raufi dhe Bujar Dardhishta, raporton Shenja.

Ndërsa Avokati Lupço Veselinovski kritikoi gjykatën për kushtet e mangëta për ndjekjen e seancës. Sipas tij kjo lëndë nuk është lojë prandaj duhet të sigurohen kushtet. Më tej ai shtoi se nuk do të marrin pjesë në seancat e ardhshme nëse nuk ka kushte. Gjykatësja u arsyetua se kjo është salla e vetme që e ka gjykata prandaj kjo është një shkelje e rendit të gjykimit.

“Këto janë kushtet që i kemi. Avokatët i dinë kushtet pasi ëe këtu janë tërë kohën”, është shprehur gjykatësja.

Shasivar Iseini replikoi duke thënë se gjykata ka salla më të mëdha se kjo “se arsyetimi për mungesën e sallave nuk mban ujë”. /Telegrafi/