Site icon Telegrafi

Rasti Klan Kosova, Abbott: Vendimi për licencën e biznesit është ende objekt ankimimi, institucionet të kenë kujdes me masat e mëtejme

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar lidhur me rastin e Klan Kosova, derisa ka thekson se vëren shqetësimin e shoqërisë civile dhe vë në theks se vendimi për licencën e biznesit është ende objekt ankimimi.

Abbott në një postim në Twitter shkruan se fton institucionet të mendojnë me shumë kujdes për çdo masë të mëtejme.

Lexo po ashtu Ambasada gjermane për vendimin e MINT ndaj Klan Kosovës: I papritur, do ta ndjekim nga afër

“Po e ndjek me vëmendje rastin e televizionit Klan Kosova dhe vërej se vendimi për licencën e biznesit të saj është ende objekt ankimimi. Vërej shqetësimin e shoqërinë civile… dhe nxis institucionet përkatëse që të mendojnë me shumë kujdes për çdo masë të mëtejshme dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e mediave në Kosovë”, shkruan Abbott. /Telegrafi/

Exit mobile version