Katërvjeçarja, Cleo Smith dhe familja e saj janë takuar me detektivët pasi Daily Mail Australia zbuloi se një grua misterioze mund të ketë qenë e përfshirë në rrëmbimin e supozuar të vogëlushes.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Cleo iu tha hetuesve se një grua vinte për ‘t’u kujdesur’ për të derisa ajo mbahej në shtëpinë e personit që akuzohet për rrëmbimin e saj.
Zhvillimi i ri doli në dritë gjatë intervistave delikate të policisë me katërvjeçaren, e cila dyshohet se i kaloi 18 ditë e mbyllur brenda një shtëpie në Carnarvon, në veriperëndim të Australisë Perëndimore.
Të martën, Cleo dhe nëna e saj, Ellie, mbërritën me njerkun Jake Gliddon në stacionin e policisë Carnarvon për t’u informuar për përditësimet më të fundit në kërkimin e një bashkëpunëtori të mundshëm.
Burri vendas Terence Darrell Kelly, 36 vjeç, është akuzuar për rrëmbim dhe mbetet në një burg në Perth.
Burime pranë hetimit i thanë Daily Mail Australia, se Cleo ka përmendur se një grua ka vizituar objektin Tonkin Crescent gjatë kohës që dyshohet se mbahej e rrëmbyer dhe kujdesej për të. /Telegrafi/