Site icon Telegrafi

Rasti i parë në botë, i kompensimit nga shteti për “alergji në Wi-Fi”

Gruaja nga Franca, është gjetur se është “alergjike në Wi-Fi”, që e bën atë person me kërkesa të veçanta, transmeton Telegrafi.

Richard pretendon se ajo është dashur të shkojë për të jetuar në fshat dhe të lë punën, sepse kyçja në internet i ka sjellë marramendje dhe vjellje.

Shkenca thotë se alergjia në Wi-Fi, apo hiper-ndjeshmëria elektromagnetike, nuk ekziston, por Richards ankesën e saj e ka ngritur në një nivel më të lartë.

Me kërkesën e saj në Gjykatë, ajo ka bërë që të jetë personi i parë në botë, që këtë “alergji” shteti ta njeh si paaftësi fizike. /Telegrafi/
 

Exit mobile version