Telegrafi

Rasti “Haraçi” vazhdon nesër, do të prezantohen dëshmitë materiale

Foto: AIM

Me prezantimin e dëshmive materiale, nesër vazhdon seanca kryesore për rastin “Haraçi” në të cilën të akuzua janë Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe ish-prokurorja e PSP-së, Katica Janeva.

Sot në gjykatë dëshmoi kumbarja e Jovanovskit, Meri Dika Georgievska, bashkëpunëtore e lartë e ish-prokurores special Katica Janeva, Sanja Dimovska, menaxherja e “Zona Mebel” Lidija Mladenoviq.

Shefi i kabinetit të ish-shefi prokurores speciale, Dimovska dëshmoi se në një kohë kur Janeva ishte me pushime ajo mori një kërkesë urgjente nga gjyqtarja Vesna Dimishkova për të hequr masën e konfiskimit të pasaportës për të dyshuarin në rastin “Perandoria” Orce Kamçev, për të cilën ajo e informoi shefen dhe mori udhëzime për të informuar zëvendësen e Janevës, Elizabeta Josifovska.

E pyetur nga mbrojtja nëse Katica Janeva kishte dhënë udhëzime se për sa kohë do t’i kthehej pasaporta Kamçevit, ajo tha se Janeva i kishte thënë se për këtë vendos gjykata./Telegrafi/