Telegrafi

Rasti “Haraçi”, fjalët përfundimtare më 19 maj

Gjykimi për rastin “Haraçi” do të vazhdojë më 19 dhe 20 maj kur fjalë përfundimtare do të kenë prokuroria dhe mbrojtja.

Në seancën e sotme ka dëshmuar Katica Janeva, e cila është e akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe detyrës zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata, me kërkesë të mbrojtjes, e largoi publikun në pjesën e gjykimit ku Katica Janeva dëshmoi për informacione të besueshme për lëndën “Haraçi” në të cilën është e akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Paraprakisht, Janeva tha se me Bojan Jovanovskin fillimisht disa herë kanë biseduar për marrjen pjesë në emisionet e TV1.Përveç takimeve zyrtare, me Bojanin kanë zhvilluar edhe miqësi joformale dhe pirje të kafesë.

Lexo po ashtu Janeva: Nuk jam fajtore, Kamçev nuk ka qenë i privilegjuar, nuk kam marrë para

“Me Bojanin më së shumti kemi biseduar për modën, ndërsa kemi folur edhe për dashuri. Ai më pyeste se çfarë të të vesh në emisionet, ndërsa dinte edhe të më kritikojë për veshjen”, deklaroi Janeva.

Ajo theksoi se me Bojanin asnjëherë nuk kanë biseduar për punën e Prokurorisë Speciale Publike, duke treguar se nëse ka pasur nevojë këtë e ka bërë me prokurorët e PSP-së./Telegrafi/