Site icon Telegrafi

Rasti “Fushata” kundër Ljube Boshkoskit kthehet në rigjykim

Gjykimi kundër Ljube Boshkoskit në rastin “Fushata” po kthehet në rigjykim, me kërkesë të mbrojtjes.

“Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar pas kërkesës së mbrojtjes së L.B. i dënuar më parë në rastin e njohur për publikun si “Fushata”, pranoi kërkesën për rigjykim të rastit. Më parë, kërkesa për rigjykim, dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, mori mendim pozitiv nga prokurori publik kompetent, pas së cilës kërkesa u miratua, për të cilën palët nuk u ankuan në Gjykatën e Apelit dhe tani është përfundimtare”, thonë nga Gjykata Penale.

Boshkoski u arrestua më 6 qershor 2011, para restorantit “Vodenica” në Shkup, nën dyshimin e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore.

Në vitin 2014, ai u dënua me pesë vjet burg. Në vitin 2016, ai u lirua nga burgu në Idrizovë ku po vuante dënimin./Telegrafi/

Exit mobile version