Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, u raportua se është arrestuar të martën (11 korrik).
Kjo pasi u dyshua për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë është dërguar në mbajtje.
Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Një reagim së fundmi u bë edhe nga partnerja e tij me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Ndonëse nuk deklaroi asgjë për rastin, ajo theksoi se është rikthyer sërish për të qenë më pranë fansave.
“Jam rikthyer”, ka qenë shkrimi që ka bërë në një postim në InstaStory.
Të njëjtit kujtojmë që janë martuar disa vite më parë dhe kanë bashkë një vajzë. /Telegrafi/