Site icon Telegrafi

Rasti i dytë i lisë në RMV

Rasti i dytë i lisë është evidentuar në shtet. Bëhet fjalë për një banor 12 vjeçar i fshatit Konjare e Poshtme, Petrovec. Simptomat e para te pacienti kanë filluar më 30 gusht me skuqje të vogël, fillimisht në fytyrë, ndërsa më pas edhe në gjoks dhe shpinë, temperaturë të lartë, sekrecione nga hunda, konjuktivit, kollë dhe të vjella, njoftuan pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

 “Më 2 shtator, fëmija është kontrolluar nga ana e mjekut amë dhe për shkak të dyshimeve për lijë, është udhëzuar në KU për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup, nga ku është është dërguar për hetime të mëtejshme në Repartin e Virologjisë në ISHP, ku merret urina, gjaku dhe strisho nga hunda dhe fyti për analiza si dhe reparti i rentgenit në përputhje me KU TOARKIQE për analiza rentgen të mushkrive. Me analizë serologjike dhe molekulare (PCR) është konstatuar sëmundja. Pacienti është në kujdes shtëpiak pasi refuzoi hospitalizimin”, sqaruan nga ISHP-ja

Fëmija ishte i pavaksinuar me vaksinën MPR. Siç thuhet nga ISHP-ja, jeton në një familje prej shtatë anëtarësh – dy prindër dhe pesë fëmijë. Për sa i përket statusit të vaksinimit të familjes, tre fëmijë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës MPR, dy fëmijë nuk janë vaksinuar. Prindërit janë vaksinuar siç duhet, sipas moshës së tyre.

Gjatë vitit, janë raportuar gjithsej dy raste laboratorike të lisë në vend. Rasti i parë, i regjistruar në qershor, ishte banor i një fshati të Strugës.

Vitin e kaluar është raportuar një rast i lisë. Nga viti 2014 deri në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 2.020 të sëmurë me këtë sëmundje. Epidemitë janë regjistruar në vitet 2014, 2017, 2018 dhe 2019. Epidemia e fundit e regjistruar e kësaj sëmundjeje është regjistruar në vitin 2018, ndërsa ka përfunduar në vitin 2019 me gjithsej 1.901 persona të regjistruar, në 24 qytete.

Vaksinimi kundër lisë kryhet vazhdimisht dhe i detyrueshëm me dy doza të vaksinës MRP. Doza e parë konsiderohet vaksinimi parësor dhe duhet të jepet në vitin e parë të jetës së fëmijës. Rivaksinimi bëhet në moshën gjashtë vjeçare. Mbulimi me dozën e parë vitin e kaluar në nivel vendi ishte 73,4 për qind, ndërsa në Shkup ishte 83,7 për qind. Mbulimi me rivaksinim në nivel vendi vitin e kaluar ishte 87,7 për qind, ndërsa në Shkup 85,9 për qind.

Exit mobile version