Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur rreth sëmundjes së re të përhapur në botë e njohur si Lija e Majmunit.
Ai në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se lija e majmunit nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID-19.
“Sigurisht që ne e përcjellim me vëmendje situatën me vendet e rajonit, por edhe më gjerë dhe në rast se eventualisht paraqiten, atëherë̈ që sigurisht spitalet tona do të jenë të përgatitura për trajtimin e tyre….. Nga ajo që dihet deri tani të paktën është̈ nuk e ka mundësinë̈ e përhapjes sikurse COVID-i dhe shpresojmë̈ që mos ta merr atë fuqi dhe atë shpejti por duhet të presim se si po zhvillohet situata”, tha ai.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë, tashmë ka konfirmuar se është një rast i dyshimtë për Lijën e Majmunit në Kosovë.
Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Dragashi, i cili për momentin është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, ndërsa gjendja e tij është stabile.
Ministria ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.
“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/