Telegrafi

Rasti i Drenasit dhe Deçanit nuk kanë lidhje me sulme terroriste

Vendosja e një bombe në një xhami në Drenas nuk ka qenë sulm terrorist. Po ashtu edhe rasti i arrestimit të katër personave afër manastirit të Deçanit nuk ka të bëjë me ndonjë sulm terrorist.

Ky vlerësim ka dalë sot në Komisionin për mbikëqyrje të Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Anëtari i këtij komisioni, Rafet Rama tha se këto dy raste nuk kanë lidhje me sulme terroriste. Ndërsa anëtarja tjetër e këtij komisioni, Duda Bale tha se gjendja e sigurisë është nën kontroll.

Deklaratat e dy anëtarëve të komisionit janë bërë pas raportimit të drejtorit të AKI-së Agron Selimaj që ka bërë në këtë komision.