Një rast i dhunimit është raportuar se ka ndodhur në Skenderaj më 4 nëntor të këtij viti.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se viktima e këtij rasti është e moshës rreth 71-vjeçare, ndërsa i dyshuari deri më tani i panjohur, është i moshës së re.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.
“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re”, ka thënë Preteni.
Ai ka shtuar se janë në trajtim të rastit dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japin më shumë detaje.
Ndryshe, për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës këtë të mërkurë, përmes raportit 24 orësh.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar më 6 nëntor 2022, ndërsa viktima një ditë më pas është dërguar në ekzaminim mjekësor.
“Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhej në raport. /Telegrafi/