Telegrafi

Rasti “Brezovica”, Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj shtatë të dyshuarve

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë.

Gjykata njofton se masa e sigurisë është caktuar ndaj, N.Xh., i dyshuar për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1; pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“B.B., i dyshuar për shkak të veprave penale ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1; dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1; pengimi i
të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I.S., i dyshuar për shkak të veprës penale pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, vijon njoftimi.

Lexo po ashtu Lirohet avokati Besnik Berisha

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj, të premten, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë: Nexhat Xhafa, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refki Cakolli dhe Adonis Salihu.

Lexo po ashtu Dosja e shtatë të arrestuarve, avokati Berisha dyshohet se mori 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte ligjërisht

Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”. /Telegrafi/