Site icon Telegrafi

Rasti i “Almirit”, seanca fillon më 15 shkurt

Gjykata Themelore e Kumanovës ka caktuar përfundimisht për më 15 shkurt seancën për rastin e Almir Aliut i cili humbi jetë vitin e kaluar si pasojë e goditjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç.

Sipas avokatit të familjes Aliu, rasti duhet të merr epilog që në seancën e parë gjyqësore.

“Sipas meje kemi një pamje kristale të veprës penale që ka kryer i akuzuari dhe çfarëdo strategjie që i akuzuari do të përdorë, konsideroj se gjyqi do ta ketë parasysh mënyrën se si e ka kryer i akuzuari veprën penale”, deklalroi Asmir Alispajiç, avokat.

Gjykatëse e lëndës është caktuar Maja Denkovska. Ndonëse seanca është caktuar tashmë, mbrojtja ende nuk ka pranuar analizën neuro-psikiatrike, të cilën e kishte kërkuar pas pretendimeve se i akuzuari për vrasje nuk ishte në gjendje normale fizike dhe psikike gjatë kryerjes së aktit./Telegrafi/

Exit mobile version