Dy agjentë të Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve dhe një policë i Chicagos u qëlluan ndërsa ishin në një veturë, tha zëvendësi i Policisë së Chicagos, David Brown.
Ata pësuan lëndime, por që nuk i kërcënohet jeta, tha Brown, raporton cnn.
Superintendent David O. Brown addresses the media on an incident that occurred this morning. Click the link below to watch the full press conference. #CPDMediaCar
🔗https://t.co/rATO3rPIZU pic.twitter.com/ysshyGkjGN
— Chicago Police (@Chicago_Police) July 7, 2021
Njëri prej agjentëve të ATF-së u qëllua në dorë, tjetri u godit në pjesën anësore të krahut gjersa oficeri i policisë u godit në pjesën e pasme të kokës nga një plumb, tha mbikëqyrësi.
Oficerët u qëlluan gjersa po devijonin një rrugë me veturën e tyre, “ndërsa hynë në rrugën ndërshtetëror 57”, tha ai.
Ndryshe, ky është rasti i 36 kur një pjesëtar i Departamentit të Policisë së Chicagos është qëlluar deri më tani në vitin 2021. /Telegrafi/
⚠️🇺🇸#URGENT: Multiple police officers shot during ambush in Chicago, Illinois#Chicago l #IL
Three police officers have been shot by a male who fled in a Chevy Malibu. A major police presence is in the area near Interstate 57.
The injured officers are en route to the hospital. pic.twitter.com/znSx2Z5B5I— Intel Point Alert (@IntelPointAlert) July 7, 2021