Site icon Telegrafi

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit 

Disa vite më parë vendi një punëtor i Thesarit të Kosovës dyshohej se përmes katër transaksioneve të ndryshme, ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove të buxhetit në llogari të një kompanie private, LDA Group Shpk.

Në aktakuzë theksohej se më 9 tetor të vitit 2020, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala për vjedhjen e 2.1 eurove nga Thesari i Shtetit.

Të njëjtit në dhjetor të vitit 2022 janë dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

E lidhur me këtë sot ka shkruar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i është kthyer sot rastit të 2.1 milionë eurove.

Sallahu në një postim në Facebook shkruan se prej 2.1 milionë eurove të vjedhura rreth 500 mijë janë në një bankë në Turqi dhe në lidhje me këtë janë duke punuar ngushtë me autoritetet në Turqi që ato t’i kthehen sa më parë thesarit të shtetit.

“Ne jo vetëm që do t’i rregullojmë doracakët në arsim të nisur nga Arsim Bajrami PDK, e bitisur nga Hykmete Bajrami LDK, por do t’i kthejmë edhe rreth 500 mijë eurot nga 2.1 milionëshi i avulluar nga ministria kur e drejtonte Hykmete Bajrami.

Prej 2.1 milionë eurove të vjedhura rreth 500 mijë janë në një bankë në Turqi dhe në lidhje me këtë jemi duke punuar ngushtë me autoritetet në Turqi që ato t’i kthehen sa më parë thesarit të shtetit. Por, një gjë nuk mund ta kthejmë, kohën që ja keni humbur qytetarëve me keqqeverisje”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version