Sot Këshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoni duhet të diskutojë për rastet ”Puç” dhe ”Sopoti”, për shkak se para dy ditës një seancë e njejtë u shty për shkak të mungesës së prokurorëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në rastin ”Puç” të paditurit Zvonko Kostovski i është shqiptuar vendimi për 3 vite burg.
Prokuroria Speciale Publike në janar të këtij viti hoqi dorë nga ky rast për shkak se në rastin tjetër ”Fortesa” i kanë gjetur të gjithë faktet e duhura dhe do të vazhdohet me të njejtën.
Ndërsa, në rastin ”Sopot” 11 banorë të këtij fshati janë dënuar me burg në total prej 150 vite. /Telegrafi/