Telegrafi

Rastet pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 104 testime të bëra në 24 orët e fundit është shënuar një rast i ri me coronavirus.

MSH njofton se në këtë periudhë raportuese dy persona janë shëruar, ndërsa aktualisht raste aktive me coronavirus janë 48.

Ministria po ashtu bën të ditur se të vaksinuar brenda 24 orëve nuk ka. /Telegrafi/