Rastet globale të COVID-19 u rritën me 10 për qind gjatë javës së kaluar, por vdekjet po bien, sipas azhurnimit epidemiologjik të përjavshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Rastet globale u rritën me 10 për qind gjatë javës së kaluar në mbi tre milionë raste të reja të raportuara. Numri i rasteve të reja arriti kulmin në fillim të janarit, më pas ra në javën që filloi muaji shkurt. Por, tani janë rritur për tre javët e fundit.
Të gjitha rajonet e OBSH-së kanë raportuar një rritje të rasteve të reja përveç Afrikës, raporton cnn.
Mbi 80 për qind e rasteve të reja të raportuara dhe vdekjeve vijnë nga Amerikat dhe Evropa.
Brazili raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja – pak më shumë se 494 mijë – ndjekur nga SHBA, Franca, Italia dhe India. /Telegrafi/