Telegrafi

Rastet e reja me COVID-19, vetëm në Prishtinë u shënuan 81 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sonte konfirmuar edhe 178 raste të reja me COVID-19, ndërsa 50 pacientë që ishin të infektuar me coronavirus janë shëruar.

Më së shumti raste janë regjistruar në komunën e Prishtinës, gjithsej 81.

Rastet pozitive janë nga:

Komuna e Prishtinës 81 raste;

Komuna e Fushë Kosovës 16 raste;

Komuna e Prizrenit 10 raste;

Komuna e Ferizajt 10 raste;

Komuna e Drenasit 9 raste;

Komuna e Gjilanit 9 raste;

Komuna e Vushtrrisë 8 raste;

Komuna e Lipjanit 6 raste;

Komuna e Skenderajt 6 raste;

Komuna e Mitrovicës 4 raste;

Komuna e Pejës 4 raste;

Komuna e Podujevës 4 raste;

Komuna e Shtimes 3 raste;

Komuna e Vitisë 2 raste;

Komuna e Kamenicës 2 raste;

Dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, njofton Telegrafi.