Telegrafi

Rastet e reja me COVID-19 të ndara sipas komunave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme më së shumti raste me COVID-19 janë konfirmuar në Komunën e Prishtinës, gjithsej 12 raste.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 76 raste pozitive me coronavirus, ndërsa janë shëruar 165 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste,  komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

Lexo po ashtu Raporti 24 orësh për COVID-19: Tre të vdekur e 76 raste të reja

Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286. /Telegrafi/