Telegrafi

Rastet e reja me COVID-19, Prishtina dhe Gjakova prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar  112 raste të reja me COVID-19, duke çuar kështu në 13 mijë e 713 numrin e personave të infektuar me virus.

Nga virusi COVID-19 në 24-orët e fundit kanë humbur jetën edhe gjashtë persona, numri i viktimave ka arritur në 539, transmeton Telegrafi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, po ashtu ka njoftuar se janë shëruar 131 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 923.

Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 36 raste.

Lexo po ashtu Gjashtë të vdekur dhe 112 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Pastaj në komunën e Gjakovës 16 raste, në komunën e Gjilanit 10 në komunë e Pejës 7 rast.

Komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste.

Komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste.

Komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.

Aktualisht raste aktive janë 3 mijë 251. /Telegrafi/